Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka komenetuar zgjedhjen e Presidentit të ri.
Nga Fieri, ai bën me dije se sot në 17:00 do të mblidhet Kryesia e PS, ku do të diskutohet në lidhje me kandidatin e mundshëm për President që maxhoranca do të propozojë nesër.
Po ditën e nesërme Balla njofton se do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës së Shqipëerisë.
“Kryesia e PS do të mblidhet sot në orën 17:00. Do të vijojmë me diskutime të nisura në mbledhje të njëpasnjëshme. Nesër në orën 12: 00 ne do të shkojmë me një emër dhe në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i Republikës.Unë nuk do të hyj në diskutimet e emrave në këto pak orë. Do të bëjmë një vlerësom strikt të emrit”,njofton Balla.
Kujtojmë se opozita nuk propozoi asnjë emër për kandidat për President, ndërsa maxhoranca në raundin e dytë dhe të tretë nuk propozoi asnjë emër, pasi kështu u ra dakort. Më herët Balla tha se PS i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.