Presidenti i ri/ Berisha: Nesër do të jemi në seancë plenare për të votuar kundër kandidaturës së PS!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se nesër do të jenë në seancën parlamentare ku do të votohet president ii ri për të votuar kundër kandidaturës së socialistëve.

Ai u shpreh se Rama duhet të linte opozitën të propozonte emrin e kandidatit për president, pasi sipas tij ai erdhi në pushtet duke përdorur bandat e krimit.

“Nuk i njohim të drejtë Edi Ramës për të propozuar presidentin e republikës duke pasur parasysh masakrën zgjedhore që bëri me armatën e patronazhistëve, me përdorimin e segmentëve të shtetit në fushatë. Me përdorimin e Dummanëve dhe bandave të krimit në katër anët e vendit. Rrugëzgjidhja e vetme do të ishte një president i propozuar nga opozita. Edi Rama në vend të kësaj praktike që është ndjekur në situate të tilla, zgjodhi lojën me kukulla dhe pseudo opozitë që mund të quhet si shpifësirë politike. I kaloi raundet me gjasme që po pres nga opozita. Manipuloi në mënyrë të paskrupullt dhe tani mbledh kryesinë për të komunikuar presidentin dhe për të marrë 100% të pushtetit. Si Lukashenko. Nesër do të quhet në mbarë Europën si Alekandër Lukashnko Biss. Kjo është një detyrë urgjente e Partisë Demokratike që t’i japë Edi Ramës përgjigjen e merituar në kohën më të shkurtë. Nesër do të jemi në seancë për të votuar kundër”, tha Berisha.

 

Zjarr Tv Ad