Grupimi i Sali Berishës në PD nuk do të bojkotojë seancën e nesërme në Kuvend, ku maxhoranca pritet të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës.
Konfirmimi erdhi nga Sali Berisha në konferencën e përjavshme me mediat, ku shprehu edhe një herë bindjen se rrugëzgjidhja e vetme do të ishte e drejtë një president nga opozita, por tha ai Rama zgjodhi lojën me kukulla, me një pseudoopozitë.
“Ne nuk I njohim të drejtë legjitime Edi Ramës për të propozuar presidentin duke patur parasysh masakrën zgjedhore që ai bërë me armatën e patronazhistëve, përdorimin e Dumanëve e bandave e parave të krimit. Ne kemi bindjen se rrugëzgjidhja e vetme do të ishte e drejtë një president nga opozita, Rama në vend të kësaj praktike, zgjodhi lojën me kukulla e pseudoopozitë një lojë që mund të quhet si shpifsirë politike e neveritshme dhe I kaloi raundet me gjasme po pres nga opozita, manipuloi dhe tani mbledh kryesinë për të komunikuar presidentin dhe për të marrë 100% pushtetet njëlloj si Alekandër Lukashenko. Do quhet Alekandër Lukashenko bis, me marrjen e presidencës shkon në pushtet absolut. Është detyrë e opozitës ti japë Ramës përgjigjen e merituar. Nesër në seancë për të votuar kundër, nuk bojkotojmë. Do luajmë rolin tonë.”– u shpreh Berisha.
Por një qëndrim krejt tjetër do të mbajë grupimi i Enkelejd Alibeajt që tha se do ta bojkotojë seancën, megjithëse ka bërë negociata me socialistët.
“Zgjedhja e presidentit të shqiptarëve që duhet të simbolizonte unitetin e popullit. Kjo është arsyeja pse që në fillim duke respektuar detyrimet tona ndaj zgjedhësve u futëm në proces pa u fshehur. Duke marrë pjesë dhe duke përcaktuar rregullat se si procesi duhet të ishte.
E vutë re të gjithë. Tërheqjen. Mospërmbushjen e detyrës që kanë palët politike. Rama tha në fillim që donte një president konsesual. Ndërsa sot një ditë para zgjedhjes askush nuk e di emrin e presidentit. Ne i kemi bërë të gjitha shërbimet ndaj kushtetutës. Nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit”, tha ai.
Duket sikur qëndrimi kundër njëri-tjetrit është shndërruar në qëllim në vetvete mes grupimeve të PD. Gjatë negociatave ishte Berisha që bojkotonte, ndërsa Alibeaj u bë pjesë e procesit.