Avokati Genc Gjokutaj bën thirrje që gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, të mos ftohet më nëpër emisione. Reagimi i tij vjen pas një deklarate të fortë që bëri Hoxha, mbi dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Sipas tij, Dumani ka dëshmuar në SPAK se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Avokati Gjokutaj është shprehur në Syri TV, se Artan Hoxha i ka shërbyer njerëzve të kriminalizuar duke sajuar një skenar të tillë.
“Rasti konkret, ky është lajm i prodhuar. Artan Hoxha ka kryer një krim të rëndë. Të godasësh me pozitën si gazetar. Një gazetar në një studio, të sajojë një skenar kaq të rëndë duke goditur figurën e presidentit, është shërbim i bërë ndaj njerëzve të cilët janë të kriminalizuar.
Të referohesh në një deklaratë të paqenë, i bëj thirrje jo vetëm Fevziut po gjithë gazetarëve që ai mos të thirret më në studio televizive.
Artan Hoxha abuzoi me statusin, lirinë e fjalës, statusin fisnik që ka gazetari”, tha Gjokutaj.