Kandidati për president, Bajram Begaj i është drejtuar mesditën e sotme Kryesisë së Kuvendit.
Begaj, i cili aktualisht mban detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, është propozuar nga Partia Socialiste në raundin e katër, për kandidat për presidentin e ri.
Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 16.00 për të vlerësuar kandidaturën e propozuar nga mazhoranca socialiste. Deputetët do të verifikojnë nëse Gjeneral Bajram Begaj përmbush kushtet ligjore dhe kushtetuese për postin e kreut të shtetit.
Dy orë më vonë, në orën 18.00, Kuvendi do të mbajë seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Gjenerali është kandidati i vetëm dhe pritet që të sigurojë 71 votat që i duhen për të nisur rrugëtimin drejt Presidencës.