Escobar: Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Europë, të mbahet Konferenca Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se se ideja e një Evrope të lirë dhe në paqe nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës pas Dialogut Strategjik SHBA-Maqedonia e Veriut Escobar shprehu mbështetjen amerikane për fillimin e konferencave ndërqeveritare me BE-në për Shkupin dhe Tiranën.

Ai tha se shpreson që të tejkalohet me kompromis bllokimi që ka paraqitur Bullgaria. I dërguari i SHBA u shpreh se Dialogu Strategjik mes Uashingtonit dhe Shkupit është një mënyrë për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat.

“Si anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut ka kontribuuar shumë, prandaj ne po përpiqemi të gjejmë mënyra që të punojmë së bashku për të ndihmuar në zgjidhjen e disa nga çështjeve të Ballkanit, disa prej çështjeve dypalëshe dhe disa nga çështjet globale”, tha ai.

Zoti Escobar tha se ky vend i ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të filluar konferencat ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht procesin e anëtarësimit.

“Pra, nuk është çështja vetëm se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Ne kemi nevojë për Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian, kemi nevojë për të gjithë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ideja që ne filluam në vitin 1989 për të krijuar një Evropë plotësisht të lirë dhe në paqe nuk është ende e plotë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të”, tha ai.

Zjarr Tv Ad