Deputeti i PD, Tritan Shehu, shprehet se maxhoranca ka bllokuar në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, rezolutën e propozuar për njohjen e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, teka shton se kryeministri Edi Eama, ditën e nesërme do t’i dorëzojë Vuçiçit “çelësat” e Rajonit në Ohër.
Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se bllokimi i hapësirave ajrore, anulon vizitën e Lavrov në Beograd, duke izoluar kështu edhe Vuçiçin, “të vetmin që e pret në Europë e nuk pranon sanksionet ndaj Moskës”.
Njoftimi i plotë:
Rusia dhe Serbia, gjithmone dhe me te izoluar!
Nderkaq Rama neser do t’i dorezoje Vucicit “celsat” e Rajonit ne Oher.
Bllokimi i hapesirave ajrore anullon viziten e Lavrov ne Beograd, duke izoluar keshtu edhe Vucicn, te vetmin qe e pret ne Europe e nuk pranon sanksionet ndaj Moskes….
Ndersa Rama neser do ta rikonfirmoje ne Oher Vucicin si lider dhe Serbine si hegjemone ne Rajon nepermjet “Ballkanit te hapur”, alias “Jugosllavia a Re.
Dhe per hir te kesaj ai e maxhoranca e tij nuk guxojne as te rikujtojne, jo me te denojne e njohin zyrtarisht genocidin serb ne Kosove.
Te veprosh keshtu, kur Vucic betohet ne menyren me provokative se do te luftoje per sovranitetit e Serbise me Kosoven e Metohine brenda, kalon cdo limit.
Te mos guxosh te denosh genocin serb ne Kosove per shkak te lidhjeve e vartesive te tua me Vucicn, do te thote te “perdhosesh” edhe nderhyrjen e NATO aty, e bazuar kjo mbi ato krime e pastrim etnik, flet per shkelje te interesave kombetare e Rajonale, per devijim nga drejtimi i yne Europian e Perendimor.
Prandaj kjo maxhorance ka bllokuar ne kundershtim te plote edhe me rregulloren e Kuvendit, Rezoluten tone per njohje e denimin te atij genocidi.
Nuk guxon as ta diskutoje ate ne Kuvend, jo ta miratoje!
Sa frike e paskan Vucicin keta!