Zjarri në Sazan/ Bajrami: Zjarrëfikësit pa ushqim, bashkia nuk do t’ja dijë

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Syri TV raportoi situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit gjatë gjithë ditës së djeshme.

Teksa grupi i xhirimit po përcillte pamje direkte nga terreni gjate edicionit informativ, rojet bregdetre iu afruan dhe kërkuan largimin e tyre, pasi në ishull vijonin shpërthimet e municioneve.

Po, për të folur më shumë në lidhje me situatën aktuale ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Bledar Bajrami kryetar i Sindikatës së Mbrojtjes nga Zjarri.

Ndër të tjera, Bajrami tregoi se ndonëse zjarrëfikësit po futen mes flakëve pa u menduar dy herë, ata gjenden pa asnjë lloj ndihme në mes të Sazanit, madje dhe pa ushqim.

“Ne jemi në fillim vere, pra në fillim vere dhe të papërgatitur, me avion dhe helikopterë. Temperaturat sapo kanë filluar të rriten. Atëherë çfarë duhet të kemi gati ne? Të paktën minimalisht duhet helikopter.

Ne nuk na dëgjoi njeri por falë punës tuaj do të vijë një avion nga Greqia. Ju falenderoj që keni mbrojtur gjithmone zjarrëfikësit sepse ato janë pa ngrënë dhe pa pirë atje në ishull. Asnjë nga Bashkia, asnjë nga insitucionet e tjera nuk përgjigjet për ushqimin dhe për veshjet e tyre. Nuk duan të dinë,” u shpreh Bajrami.

Zjarr Tv Ad