Lorenc Vangjeli: Berisha dhe Alibeaj bojkotuan seancën për Presidentin sepse nuk kontrollonin dot deputetët!

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lorenc Vangjeli thotë se bojkoti i Berishës dhe Alibeajt sëbashku me deputetët që i mbështesin ata, në seancën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ndodhi për shkak se nuk kontrollonin dot votat e deputetëve, pra disa prej tyre mund të votonin edhe pro Bajram Begajt.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se ka patur kontakte edhe me deputetë të PD, që nuk kanë patur ndonjë problem apo kundërshtim me kandidaturën e Begajt.

“Nuk ka mision më të pamundur sesa kërkimi që bëjnë mëkatarët për të gjetur një shenjtor, jashtë tyre. Ka një konsensus që politika është streha e mëkatarëve të shumtë.

Kishte shanse për 84 vota. Varej nga individi. Po ju them që edhe bojkoti i Alibeajt, edhe bojkoti i minutës së fundit të doktorit, kishte të bënte me një fakt, nuk kontrollonin dot votat e deputetëve të tyre, të cilët nuk gjenin asnjë arsye për të votuar kundër kësaj kandidature.

Ndodh në këtë dynja, që edhe një i lig si Rama, që mund ta quani ju, të bëjë zgjedhje të drejta. Doktori u shmang bashkë me Alibeajn sepse nuk kontrollonin deputetët e tyre për të votuar politikisht kundër. Disa prej tyre më kontaktuan edhe mua”, tha Vangjeli.

Zjarr Tv Ad