U zgjodh President i Shqipërisë, Bajram Begaj shfaqet në ceremoninë e parë në Tiranë

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjenerali Bajram Begaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u zgjodh President i Shqipërisë. Me 78 vota pro, ai mori besimin e deputetëve për të qenë për 5 vitet e ardhshme në krye të shtetit.

Zyrtarisht detyrën Bajram Begaj e merr më 24 korrik, e cila përkon me ditën e fundit në Presidencë dhe të Ilir Metës.

Mirëpo, pavarësisht se zyrtarisht nuk e ka marrë ende detyrën, gjenerali Begaj ka nisur të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare që zhvillohen në vend. Sot, ai është shfaqur mes zyrtarëve të lartë të shteti shqiptar, në ceremoninë për 70 vjetorin e ngjitjen së Mbretëreshës Elisabetë në fronin mbretëror.

Pamjet i shpërndan ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe mes tyre është dhe Begaj. “Në kremtimin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Urime të përzemërta për 70 vjet mbretërim të jashtëzakonshëm në fron dhe shëndet të mirë Madhërisë së saj”, shkruan ministrja.

Zjarr Tv Ad