A ka Shqipëria helikopterë për emergjencat civile? Përgjigjet ministri Peleshi: 3 nga 4 të tillë janë për mirëmbajtje, s’janë të posaçëm për hedhje uji nga lart

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar mbrëmjen e djeshme me ministrin e Mbrotjes, Niko Peleshi, lidhur me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe mungesën e helikopterëve për emergjencat civile.

I pyetur nga Lala nëse Shqipëria ka helikopterëve për emergjencat civile, Peleshi tha një lidhje telefonike me “Open” se 3 nga 4 helikopterët që përdoren për raste të tilla janë në servise për mirëmbajtje.

Pjesë nga biseda:

Lala: A mund të thoni se sa helikopterë ka MB për të kryer operacione nga ajri? Ku janë të tjerët dhe kur pritet të mbërrijnë?

Peleshi: Disa informacione duhet të mbahen sekrete shtetërore. Unë besoj që në përgjithëesi për punët publike, mirëmbajtja është një punë e dobët.

Lala: Erdhi një avion grek, a dëshmon se ne nuk kemi helikopterë për emergjencat civile?

Peleshi: Kjo nuk “kemi marrë asnjë masë”, nuk e di se çfarë kuptoni ju, nuk di ndonjë vend në botë që të marrë masa dhe të eliminojë rënien e zjarrit.

Lala: A ka qeveria shqiptare një helikopter për emergjenca civile dhe nëse nuk e ka a keni marrë masa?

Peleshi: Unë nuk kuptoj se çfarë po thoni ju, nuk mund t’i përgjigjem pyetjes suaj.

Lala: është shumë e thjeshtë, a ka Shqipëria një helikopter të tillë, na fyeni inteligjencën kështu.

Peleshi: Ne kemi 4 helikopterë që nuk janë të posaçëm për hedhje uji nga ajri, por janë të modifikueshëm, ushtarakë, nuk përdoren për emergjencat e zjarreve. 3 nga 4 helikopterët janë në kontrata mirëmbajtjesh që zgjaten sepse në Shqipëri nuk kemi operatorë që bëjnë servisin e këtyre.

Zjarr Tv Ad