Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u ka uruar suksese të gjithë maturantëve, të cilët ditën e nesërme do ti nënshtrohen testit të parë të maturës, atë të gjuhës së huaj.
Kushi u uron suksese maturantëve teksa u jep disa këshilla. Ajo u këshillon nxënësve që para se të hedhin degën të vlerësojnë atë që kërkon tregu, që të kenë mundësi punësimi në të ardhme.
“Të dashur maturantë, ju nesër keni provimin e parë të Maturës dhe unë nuk mund të rrija pa ju përcjellë një mesazh mbështetës dhe urimi për këtë moment, i cili ka një peshë të rëndësishme për të vazhduar në fazën tjetër atë të studimeve të larta.
Kthimi në normalitet pas një periudhe të lodhshme pandemie na ndihmoi që të jemi më shumë të fokusuar tek matura shtetërore. E di që keni punuar shumë. Bashkë edhe me mësuesit tuaj, për të plotësuar njohuritë e marra gjatë mësimit online por edhe për tu përgatitur për provimet. Këtë vit ka disa të ri, të cilat dua ti ndaj edhe një herë me ju dhe tju inkurajoj që ti shfrytëzoni sa më mirë.
Sidomos ju që do të studioni në Shqipëri, duhet të jeni më shumë optimistë, se cilësia e Arsimit të Lartë në vend fal procesit të ndërkombëtarizimit po rritet çdo ditë e më shumë. E ndërkohë pak ditë më parë ne kemi përcaktuar programet e studimit prioritet ndërkombëtar, të cilat do tju ofrojnë jo vetëm përjashtim nga tarifat por dhe mbështetje financiare. Veç dëshirës dhe pasionit, konsideroni edhe ato programe për të cilat ka nevojë tregu i punës dhe zhvillimi i vendit me qëllim rritjen e mundësisë të punësimit në të ardhme. Por hapi i parë janë provimet e maturës, do ju këshilloja që të punoni të qetë dhe me besim në vetvete, por edhe besim tek procesi sepse edhe ne kemi punuar fortë për të marrë të gjitha masat që nga hartimi i tekstit, tek kushtet e ambienbit dhe vlerësimi me saktësi maksimale.
Gjithçka që ju të jepni maksimumin tuaj. Ju lutem respektoni rregullat gjatë provimit, jo vetëm për veten tuaj por edhe në respekt të shokëve dhe shoqeve” tha Kushi ndër të tjera.