Numri dy i PD-së paralajmëron lëvizjen e bujshme të opozitës: Nuk do të presim fundin e verës

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin televiziv, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha se protestat e paralajmëruar nga Sali Berisha vijnë si pasojë e situatës së krijuar.

Ai pranoi se PD kërkon që kauzat qytetare t’i kthejë në politike dhe sipas tij për t’i organizuar tubimet nuk duhet të ketë një stinë. Boçi shtoi se protestat nuk do të organizohen për të ruajtur pozicionin e Sali Berishës, por për të përkrahur shqiptarët.

“Kur flasim që ka domosdoshmëri në publik për protesta nuk mund të krijojmë pengesa mujore apo stinore. Pra që jemi në verë dhe po presim vjeshtën apo pranverën. Mjafton të ekzistojnë arsyet që kauzat qytetare të shndërrohen në kauza politike dhe PD të qëndrojë në krye. Ditën e nesërme ka një mbledhje me të gjithë krerët e PD në rrethe dhe të iniciohet një protestë. Mençuria e një partie politike është pikërisht kjo. Në këtë rast nuk kemi një kauzë politike që u ofrohet qytetarëve, por një dëshirë dhe revoltë e tyre që merr tipare politike. Rruga që PD ndoqi më parë duke dorëzuar mandatet nuk është e njëjta me atë që po ndjek zoti Berisha. Sepse zoti Berisha kërkon një aksion direkt dhe përballje politike me situatën. Sot e kërkon koha protestën, nuk e shpiku Berisha për të ruajtur pozicionin e tij”, tha Boçi.

Numri dy i PD u ndal edhe tek Grupi Parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Luçiano Boçi u shpreh se sot kemi të bëjmë me një grup që nuk ka anëtarë sepse tashmë vullneti është shprehur dhe dihet se cila është Partia Demokratike.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet me LSI-në. Sipas tij, PD është e hapur për zgjerimin e frontit opozitar.

“Zoti Berisha ka tentuar ta ulë rolin e tij pasi perceptohet si një lider shumë i fortë. LSI është e ftuar të bëhet pjesë e frontit opozitar, përfshirë cilindo që e ndjen veten të tillë. Qofshin dhe shoqatat apo militantët. Sepse ai militanti ynë në radhë të parë është qytetar. Pra ta heqim dilemën, a do të dalë zoti Berisha në krye? Jo, ai është aty për të formuar një opozitë të fortë, ballore dhe që krijon besim. Nuk fitohet beteja me deklarata, por me akte dhe veprime”, tha Boçi.

Zjarr Tv Ad