Pas Alibeajt, ka reaguar dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi lidhur me arrestimin në Itali të ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Rama është përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes qendrore dhe lokale duke emëruar në krye të institucioneve njerëz me të shkuar kriminale.
Postimi i plotë:
Edi Rama është përgjegjës për zullumet e qeverisjes qëndrore dhe lokale. Ai nuk mund të fshihet dhe nuk mund ti ikë përgjegjësisë së tij.
Edi Rama e emëroi Agim Kajmakun kryetar të bashkisë së Vorës dhe ai do të ishte sot në detyrë nëse PD nuk do kishte denoncuar të shkuarën e tij kriminale. Asokohe Edi Rama dhe Belinda Balluku, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve, zgjodhën baltën ndaj denoncuesve.
Që nga muaji Tetor 2021 Edi Rama ka bllokuar iniciativën e PD për vettingun e politikës. Sot më shumë se kurrë ajo iniciativë duhet të ecë përpara, duke garantuar jo vetëm largimin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës.