Media malazeze: Kryeministri Rama dhe Abazoviç do të VIZITOJNË nesër Kievin

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të zhvillojnë një vizitë ditën e nesërme në Kiev, ku do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Lajmi është bërë me dije nga media malazeze “Vijesti”, e cila shkruan se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për të vizituar Kievin në këtë kohë lufte.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar ditën e enjte, Zelenski e ftoi Abazoviçin të vizitojë Kievin.

Zjarr Tv Ad