Rama paralajmëron ngritjen e një strukture për tenderat: Të çlirohet administrata, paaftësia një problem i madh

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Antikorrupsionit, ngritjen e një strukture që do të merret vetëm me tenderimet për administratën publike.

Në fjalën e tij Rama tha se administrata duhet të çlirohet nga ky proces, ndaj është e nevojshme një strukturë e pavarur dhe profesionale.

Ai u ndal tek profesionalizmi, për të cilën deklaroi se është një problematikë më vete që sipas tij, ndikon në transparencën dhe cilësinë e tenderave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua të theksoj pjesën që ka të bëjë me tenderat. Është një transformim i pa imagjinueshëm nëse nisemi nga ku ka filluar kjo punë. Në raportin qe kemi përgatitur është raport faktik, nuk ka asnjë interpretim, ka vetëm fakte. Flitet qartë sesi kemi lëvizur në drejtimin e duhur, por edhe këtu kemi prap probleme. Nëse do të thonim që tenderat kanë arritur nivelin e duhur, ne duhet të ishim sot jo vetëm kandidatë për të çelur negociatat, por duhet të ishim të gjithë në këmbë për t’u bërë anëtarë për në BE.

Për të përfshirë ekspertizën e jashtme që administrata të bëjë administratën dhe ministritë të bëjnë ministritë dhe procesin e tenderimit ta bëjnë strukturat që kanë një pavarësi më të madhe dhe një profesionalizëm më të lartë.

Një nga problemet kryesore nuk është vetëm korrupsioni, por edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale dhe të drejta. Dua të mbyll me platformën e bashkëqeverisjes që u ka dhënë njerëzve një instrument të besueshëm. Sot kemi hipotekën online.Por cikli nuk është ende i mbyllur sepse ti aplikon online dhe përgjigjen do ta presësh me postë.

I gjithë ky sistemm të jetë sistem garancish të plota dhe qytetarët të marrin atë që u takon dhe pa paguar, si dhe pa patur mik ose te jenë domosdoshmërisht të lidhur me një parti. Procesi i transformimit për të çliruar vendin nga kjo sëmundje shekullore, e prapambetjes, do ta ndërtojmë sistemin tonë, teknologjia dixhitale është bekimi i vendeve në zhvillim se të jep mundësin që të bësh kapërcime se përndryshe nuk do t’i bësh dot kurrë.

Ndaj duhet të keni shumë besim e vullnet dhe bindjen e plotë se Shqipëria e 2030 do të jetë një vend modern në aspektin e marrëdhënive të shtetit me qytetarin në pikën që korrupsioni si një sëmundje e shumëprfolur do të jetë histori dhe lufta me korrupsionin do të vazhdojë njësoj si jashtë.

Zjarr Tv Ad