Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, reagon Nano: Këto raste janë kthyer në sistematike në PS, Rama duhet të na japë përgjigje, duhet të flasë, problemi që ka shoqëria shqiptare është se…

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mustafa Nano ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv lidhur me lajmin e arrestimit në Itali të ish-kryetarit të bashkisë, Agim Kajmakun.

Nano tha se rastet e tilla në Partinë Socialiste tashmë nuk janë më episodike, por janë kthyer në sistematike, ndërsa theksoi se ka një problem edhe me vetë shoqërinë shqiptare në terma politikë të cilët kanë një standard moral të dyshimtë.

Ndërsa sa i përket kryeministrit Rama, Nano tha se ai duhet të flasë dhe të japë përgjigje dhe se sipas tij  socialistët në përgjithësi duhet të fusin në vetting dhe shijet e tyre sepse janë të çuditshme qëllojnë atje ku nuk duhet.

Z.Nano, ndoqëm bashkë banorët e Vorës dhe pyetja e parë që kam për ju është, çfarë i nxit këta banorë të besojnë se nuk janë të vërteta akuzat se Kajmaku është i përfshirë në krim?

Po në fakt dhe nuk do skandalizohesha sepse këtu është një gjë e verifikuar gjithë kohës një marrëdhënie e votuesve me disa njerëz që tentojnë ti përfaqësojnë ata por që janë me akuza të dyshimta. Nuk është vetëm rasti i Kajmakut. Ka një problem me shoqërinë shqiptare në terma politikë të cilët kanë një standard moral të dyshimtë.

A është edhe shoqëria e korruptuar përderisa miraton vazhdimisht njerëz që kanë probleme me drejtësinë?

Mendoj se në një masë të madhe kjo është e vërtetë, madje mendoj se kjo është teza ime, shoqëria shqiptare në terma morale lë shumë për të dëshiruar. Berisha në momentin që u shpall non grata arriti të marrë dhe partinë demokratike. Këtyre u rritet kuota e vlerësimit nga publiku. Madje mendoj se është një shoqëri me probleme të mëdha.

Z.Nano, kryeministri Edi Rama dikur e merrte në mbrojte Agim Kajmakun ndërsa deri tani ka zgjedhur të heshtë për arrestimin e tij. Si e shpjegoni ju këtë?

Se shpjegoj dot, të paktën të fliste dega socialiste në Vorë. Ndërkohë do duhet të flisnin të gjithë dhe opozita. Unë pres që Edi Rama të flasë dhe duhet të flasë, sigurisht dihet përgjigja e tij që do thotë që unë se njihja, është një alibi që i ka funksionuar gjithmonë, distancohem nga ai, por kjo përgjigje nuk është e drejtë. Ai duhet të shqyrtojë pak shijet e veta sepse nuk është një dhe dy që pasi janë zgjedhur nga kryeministri dalin me akuza.

Z.Nano, cila është përgjegjësia e PS dhe e kryeministrit që qeveris vendin, për ish kryebashkiak, ish deputetë e ish ministra që kanë rezultuar se kanë të shkuar kriminale apo kanë kryer krim, duke u përfshirë në korrupsion apo kanë lidhje me krimin?

Nuk ka përgjegjësi juridike pasi sistemi i drejtësisë ka vepruar mbi ta. Në momentin që janë zgjedhur nuk kanë ditur gjë që këta kanë pasur probleme. Por lind pyetja si është e mundur që kjo gjë po ndodh me një numër njerëzish dhe mendoj se Rama dhe socialistët në përgjithësi duhet të fusin në vetting dhe shijet e tyre sepse janë të çuditshme qëllojnë atje ku nuk duhet. Zgjedhin njerëz që nuk duhet të zgjedhin. Rama duhet të na japë përgjigje.

Z.Nano, dje PS festoi 31 vjetorin e themelimit, sa i ngjan kjo parti, partisë së themeluar 31 vite me parë, në kuptim të parimeve? U vu re, se munguan ata që janë socialistët e vjetër, si psh. Namik Dokle, Servet Pëllumbi, apo edhe vete Fatos Nano…

Nano ka pasur marrëdhënie të mirë deri vonë me Ramën. Nano besoj se është zemëruar që nuk u pranua nga socialistët si president mirëpo Rama se ka zgjedhur dhe besoj se kjo është arsyeja që ska marrë pjesë, ndërsa të tjerët kanë kaluar në jetë private, janë të tërhequr në pension. Ndryshimi mes PS të fillimit dhe asaj të Edi Ramës është ndryshim i fortë dhe i madh, PS sot nuk është më një parti që kontrollohet nga fëmijët e baballarëve, por PS është tërësisht në kontrollin e Ramës. Është parti e njëshit. Rama për mua një kombinim i Nanos dhe Berishës. Ka reagimin demokratik ndaj protestave zërave mediatik si Nano, ka herë pas here një tërheqje kur presioni i opinionit publik është i madh, mirëpo në të njëjtën kohë ka maninë për të sunduar partinë dhe atë po bën. Ka të gjitha institucionet në kontroll dhe përfundimisht kemi një regjim autokratik. Rruga që ka Rama përpara është një autostradë s’ka asgjë për ta penguar.

Zjarr Tv Ad