Harta e re gjyqësore, nga sot deri të premten avokatët bojkotojnë seancat gjyqësore

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga sot deri të premten avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore në shenjë proteste pasi janë kundër hartës së re gjyqësore.

Avokatët kanë vendosur që të bojkotoj të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

Ditën e djeshme deputetë të opozitës kanë kërkuar seancë dëgjimore me disa institucione drejtësie pasi kanë marrë shumë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm lidhur me mbylljen e gjykatave dhe e konsiderojnë situatën shqetësuese.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në lidhje me hartën gjyqësore tha se harta është në përputhje me reformën në drejtësi dhe se ka qenë Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka miratuar të shtunën hartën gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Manja tha se harta e re e vendit do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Zjarr Tv Ad