Nesër mbledhja e parë për “Territorialen”, Alibeaj pas takimit me Grupin e PD: Do marrim mendimin e gjithë ish-kryetarëve të bashkive

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se ata do të marrin mendimin e gjithë ish-kryetarëve të bashkive dhe ish-kryetarëve të komunave, për hartimin e Reformës së re Territoriale. Mbledhja e parë e Komisionit do mbahet nesër.

“I kam informuar për mënyrën sesi do të operohet gjatë komisionit për Reformën Territoriale. Ajo që do jetë e rëndësishme është se gjatë këtij komisionit, do të marrin kontributin e të gjithë ish kryetarëve të bashkive dhe të komunave, të çdo eksperti që ka njohuri në mënyrë që ekspertiza të jetë e vlefshme dhe neutrale”, u shpreh ai për mediat.

Pasi doli nga mbledhja e deputetët demokratë, Alibeaj tha se në fokus të Reformës së re do të jenë shërbimet që do të marrin qytetarët. Kreu i Grupit Parlamentar të PD shtoi se ata kanë marrë dhe ekspertë ndihmës, të cilët do japin kontributin e tyre.

“Ajo që ne kemi si synim kryesor është që me këtë reformë territoriale të jenë në fokus shërbimet që qytetarët duhet të marrin. Komisioni ka 9 anëtarë nga të cilët 6 anëtarë ka PD. Janë përfshirë ata që kanë ekspertizë të thellë. Eksperienca dhe dëshira janë ndër grupet më të mira të përfshirë në këtë komision. Reformën territoriale e kërkojnë shqiptarët.

Do të ishte e udhës serioziteti i një veprimtarie politike i një procesi që të ecet me hapat e kujdesshëm atë që njerëzit duan. Fokusi kryesor i reformës territoriale është qytetari të jetë në qendër, kriteret ekonomike dhe tradicionale të respektohen”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar u pa një “firo” e deputetëve demokratë që kishin shkuar në mbledhje. Gazetarët e pyetën Alibeajn për këtë dhe ai u shpreh se një pjesë kishin marrë pjesë edhe online, për shkak se kanë dhe impenjime të tjera.

“Mbledhjet e deputetëve janë me dyer të hapura secili ka të drejtë të marrë pjesë, një pjesë e deputetëve për shkak të impenjimeve kanë qenë edhe kontakt online. Kontakti ynë është i përditshëm me gjithë deputetët”, vijoi ai.

Zjarr Tv Ad