“Është dëshpëruese, s’ka shpresë për asgjë”/ Fatos Lubonja zbulon “prapaskenat” e Konferencës Antikorrupsion: Yuri Kim ishte pjesë e spektaklit

0
954
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja e cilësoi Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion propagandë për të mbuluar realitetin. I ftuar në Neës24, Lubonja tha se ky është një nga spektaklet e shumta që bën Rama për të mbuluar realitetin, duke e cilësuar ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim pjesë të tij

“Jemi në vazhdimësinë e një mënyrë bërje politikë që është mënyra e Ramës bërje politikë. Po përdorja një filozof francez të famshëm që ka bërë librin Shoqëria e spektaklit, Guy Debord thotë që atje ku iluzioni me spektakolaritetin e vet realitetin atje është sistemi i delegjitimuar. Jemi në rastin konkret. Ky është një nga spektaklet e shumta që bën Rama për të mbuluar realitetin. Sikur merr afganët për të mbuluar shqiptarët që ikin, sikur merr doktorët dhe i çon në Itali, siç ka qenë spektakli i kaluar me luftën ndaj drogës. Tani kemi Yuri Kim pjesë të spektaklit, e cila tha se fakti që tregon se sa shumë jeni këtu tregon se sa shumë po e luftoni ju korrupsionin. Ishte entuziazëm i madh. Yuri Kim nuk e ka jetuar kohën e Enver Hoxhës, kur mblidhte shoku Enver kongreset. Për Kongreset ne jemi të famshëm. Atje s’ka nevojë fare të bëjnë konferenca. Kanë rastin e inceneratorëve, pse nuk i shkojnë deri në fund, si parti, pastaj prokuroria të bëjë punën e vet. S’ka shqiptar që nuk e di që s’mund të ishte vetëm Lefter Koka të bënte gjithë atë histori, ka shumë aty. Ja ku e kanë, luftoje atë, bëj një kongres të vërtetë të partisë luftoje. Bëri një katarsis Fatos Nano. Kjo është thjesht propagandë për të mbuluar realitetin”, tha Lubonja.

I pyetur për aferat që po heton SPAK, ai deklaroi se nuk është optimist për të. Sipas Lubonjës, kur ke një inflacion krimesh dhe nuk ndodh asgjë, është dëshpëruese.

“Dhe përpara hetoheshin. Ndodhi 21 janari, Meta dha dorëheqjen, u hap një proces, Rruga e Kombit, doli Lulzim Basha, u hap një proces. Nuk jam entuziast për SPAK-un. Mirë është që të flitet për këto gjëra. Në një farë mase kur ke një inflacion krimesh dhe nuk ndodh asgjë, është dëshpëruese, s’ka shpresë për asgjë. Duken evidente faktet dhe nuk ndodh asgjë. Në këtë aspekt nuk jam optimist për SPAK-un. SPAK-u dikur dhe mund të veprojë, por do vijë nga politika zgjidhja, jo nga SPAK-u. Do vijë pasi gjërat të bëhen të vështira. Çdo regjim ka përfunduar, por është problemi çfarë trashëgimie lë. Normalisht duhet të ketë ca hapa përpara një shoqëri, ndërsa unë nuk shoh”, tha ai.

Zjarr Tv Ad