“S’mban më ujë pilafi”/ Mentor Kikia: Shqiptarët në kushtet e pamundësisë, bordi e ka humbur rolin e tij

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shifrat e larta të çmimit të karburanteve por edhe të  ushqimeve kanë shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar protesta pasditen e sotme. Lidhur me këtë gazetari Mentor Kikia tha në MCN TV se ka arritur një pikë ku vërtet shqiptarët janë në kushtet e pamundësisë për ta përballuar jetesën duke pasur parasysh edhe rrogat e ulëta.

Ai tha se ajo që bën përgjegjëse qeverinë janë mbingarkesa me taksa duke e renditur vendin tonë të tretin në rajon me çmimet më të larta të karburantit.

Ndërsa lidhur me Bordin e Transparencës, Kikia u shpreh se ai ka humbur rolin e tij qëkur çmimet e vendosura prej tij ishin më të larta se ato reale në stacionet e karburanteve.

Intervista

1-S’mban më ujë pilafi! Kështu është titulluar protesta që do të mbahet sot pasdite. A mendoni se ka arritur kulmi i çmimeve të larta të ushqimeve e karburanteve dhe si e shihni këtë protestë?

Në vijim të epitetit që kanë gjetur protestuesit mendoj se pilafi jonë ka kohë që s’mban më ujë po ti referohesh pagës mesatare dhe standardit të jetës dhe çmimeve të karburanteve dhe artikujve të tjerë që kanë derivuar për shkak të rritjes së karburantit. Në këtë kuadër mendoj se ka arritur një pikë ku vërtet shqiptarët janë në kushtet e pamundësisë për ta përballuar që jetojnë me paga jo më shumë se 400 mijë lek në muaj dhe ky nivel çmimesh shkon gati e pamundur për të jetuar.

2-Qeveria thotë se kemi ndihmuar qytetarët përmes paketave sociale. Mendoni se janë të mjaftueshme këto paketa? Çfarë hapash duhet të marrë qeveria?

Çmimet janë rritur si pasojë e një krize globale, është një konflikt në Ukrainë ku është gjeneruar problemi që ka infektuar të gjithë rajonin dhe më gjerë dhe padyshim ne nuk mund të kërkojmë nga qeveria që të zhbëjë impaktet e kësaj krize në Shqipëri. Por ajo që bën përgjegjëse qeverinë është mbingarkesa me taksa duke e bërë vendin tonë të tretin me të lartë me çmimin e karburanteve. Këtu është faji i qeverive të cilat kanë shfrytëzuar artikullin karburant me taksa. Dhe nëse do donte qeveria të ndërhynte nuk do ishte nevoja me paketa sociale por duke çliruar karburantin nga këto taksa e përkthyer në ulje të çmimit. Kur flasim për karburant flasim për automjetet tona, por me karburant ushqehet e gjithë Shqipëria, punohet fusha, kompanitë dhe në kushtet kur çmimi është kaq i lartë kjo do impaktojë drejtpërdrejt rritjen e kostove. Qeveria mund të ndërhyjë duke bërë diferencime duke mos ngarkuar me të njëjtin çmim si atë që shkon sot në plazh me atë që shkon të ngarkojë kamionin me miell etj etj.

3-Edhe socialisti Erion Braçe ka qenë mjaft kritik sa i takon Bordit të Transparencës. Mendoni se ky Bord e ka humbur qëllimin për të cilin është ngritur dhe ka ardhur koha të zhbëhet?

Bordi e ka humbur qëllimin qëkurse kishte një periudhë kohore që në tabelat elektronike të stacioneve të karburantit kishte shifra më të ulëta sesa ajo që kishte vendos bordi. Ai ishte krijuat për të mbajtur në kontroll rritjen e çmimit ndërsa ai sugjeronte një çmim më të lartë se ai që ishte në realitet dhe për këtë mendoj se duhet mbyllur. Shteti ka instrumente të tjerë për të kontrolluar tregun. Bordi është një instrument i shpikur aty për aty për të sfumuar protestën e parë pas rritjes së çmimeve.

Zjarr Tv Ad