“Lëvizjet tektonike që krimi ka shkaktuar në ekonomi!”/Pano Soko: Ja pse është zhvlerësuar euro kaq shumë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pano Soko ka shpjeguar se si ndikon kriminaliteti i shtuar në Shqipëri në ekonominë e vendit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Soko shpjegoi se përse euro është në nivele mjaft të ulëta në Shqipëri. Ai gjithashtu foli për rrezikun që i kanoset bankave, nga dhënia e kredive dhe flluska e shit-blerjes së pronave, e nxitur nga rritja e çmimeve.

“Këtu kanë ndodhur fenomene teknonike ekonomike. Kursi i këmbimit 1 euro = 120 lek, është kurs i spostuar. Nuk është kursi real i ekonomisë formale që ka Shqipëria. Nevoja për euro është të shkojë 140-142. Pra është një lëvizje tektonike. Kemi inflacionin më të ulët në rajon. Kursi i këmbimit të euros, në të gjithë vendet e rajonit, është forcuar, euro dhe dollari.

Këtu te ne euro ka rënë. Moneyval thotë se këtu futen nga aktivitetet kriminale 1.6 miliardë euro në vit, të cilat dranazhohen në ekonomik, kapilarizohen në ekonomi nga forma nga më të ndryshme.

Llokmën më të madhe e ka ndërtimi me rreth 600 milionë euro. ¾ e kompanive që morën leje ndërtimi në Tiranë, nuk kishin kapacitetin financiar për të përballuar ndërtimin, pra nuk kishin para. Pra, ata kanë para me çanta, por të padeklaruara.

Tirana dhe Shqipëria është kthyer në lavatriçe për pastrimin e parave të krimit.

***

Eshtë rritur shumë kredia për shtëpitë, njerëzit të mikluar me idenë që këtu janë rritur çmimet, marrin kredi, blejnë shtëpi dhe shesin shtëpi. E bëjnë si tregëti normale. Besojnë se vlera e shtëpive vetëm do të rritet.

Kjo ka bërë që shumë banka të ekspozohen ndaj kredive të shtëpive. Cfarë do të thotë kjo? Cfarë ndodhi me krizën në SHBA në 2009? U dhanë kredi për shtëpi në vlera që nuk ishin reale.

Në Shqipëri kjo do të stopojë një moment. Do të krijohet panik. Ata që kanë akumuluar shtëpi, do të përpiqen ti shesin. Kë do të ndikojë? Ata që kanë marrë shtëpi me kredi. Të ekspozuara janë bankat, siç ndodhi në SHBA.

Kur goditen bankat, është problem shumë i madh”, tha ndër të tjera Soko.

Zjarr Tv Ad