Zheji plas deklaratën e fortë: Dhomat e luksit për dashnoret e të pasurve taksohen më pak sesa ushqimet

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji tha se është e pakuptimtë që qeveria të taksojë më shumë shportën e ushqimeve, sesa hotelet me 5 yje.

Sipas  Zhejit, populli është skeptik për taksat që paguan, pasi nuk është i bindur se ato para do t’i kthehen në shërbime, por shkojnë në duart e oligarkëve.

“Çështja është që nuk ka asnjë tendencë në analizat tona për t’i rënë qeverisë pa argument. Fakti është që coftë dhe në rastin e shportës , ne kemi TVSH 20% për shportën, ndërkohë për hotelet me 5 yje e kemi 6%, që të “nxisim” turizmin. Ne e dimë kush janë pronarët e hoteleve me 5 yje ne vend, t’i kenë, por si ka mundësi që të shporta ushqimore ti të marrësh 20% dhe te luksi, te gjerat me 5 yje janë gjerat e luksit, dhomat e luksit për dashnoret e të pasurve… pra ti shampanjën e atyre zonjave shoqëruese i vë TVSH 6%, kurse qumështin e fëmijëve që shkojnë në shkollë e vë 20%.

Ca ndodh?! Atëherë kur unë, populli, e paguaj TVSH, kam një dyshim se për çafër do ta përdorë qeveria. Rastësi është që një ministre të vë një çantë Hermes mbi tavolinë që bën mbi 10 mijë euro?! Ose parkon një makinë të fundit? S’jemi kundër të pasurve, por ajo me rrogë shteti si e nxori? Këtu është një kompleks gjërash që populli gjithmonë e më pak beson, që këto para që unë po i heq nga puna ime, do të më kthehen në shërbime spitalore, rrugë, etj”, shprehet Zheji.

Zjarr Tv Ad