Alibeaj thirrje ministrit Bledi Çuçi: Dil dhe sqaro publikun për arrestimin e djalit në Itali!

0
356
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkeljd Alibeaj, ka reaguar për lajmin e arrestimit të djalit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Përmes një postimi në Twitter, ai kërkon një sqarim për këtë nga ministri Çuçi, duke thënë se transparenca për publikun, është thelbsore për  funksionin e Ministrit të Brendshëm.

“Lajmi i publikuar për procedimin penal nga një gjykatë italiane për djalin e ministrit Bledi Cuci kërkon sqarimin e menjëhershëm prej Ministrit të Brendshëm lidhur me përfshirjen e familjarëve të tij në një rrjet trafiku medikamentesh mjekësore.

Është thelbësore për funksionin e Ministrit të Brendshëm transparenca për publikun, për të sqaruar nëse ajo që ka ndodhur pajtohet me funksionin e lartë publik të Ministrit përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë nga kriminaliteti!”, shkruan Alibeaj.

Zjarr Tv Ad