“O Zot!”, Braçe acarohet nga “gafa” e Krifcës: Bubullima nuk është në Divjakë (Reagimi i ministres)

0
1307
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS, Erion Braçe si duket ka zgjedhur të vijojë me kundërshtimet e tij sa i takon politikave të ndërmarra nga qeveria në fushën e Bujqësisë. Por së fundmi ai nuk i ka kursyer as ironitë ndaj ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

E gjitha nisi nga një postim i Krifcës në facebook, ku fshatin e Bubullimës e përcaktonte si pjesë të Divjakës. Braçe ka reaguar menjëherë duke ia bërë të qartë ministres se ky fshat ndodhej në Lushnjë.

“Ooooo Zottttt! Bubullima nuk është në Divjakë është në Lushnje. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë; Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne, e Apostolit sipas jush, çmimi do të jetë 4-5 lekë!”, ka shkruar Braçe në një story të publikuar në Instagram.

Ndërkohë ministrja ka reaguar duke korrigjuar postimin e bërë në facebook, ku më parë shkruhej se fshati Bubullimë ishte në Divjakë.

Zjarr Tv Ad