Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje Bordit të Transparencës që të transmetojë Live mbledhjen që bën në lidhje me vendosjen e çmimeve për karburantet.
Në postimin e tij në Facebook, Vasili e quan bordin një sekt gjobëvënës dhe të paligjshëm pasi është pjellë e mbarsjes qeveri-oligarki dhe vendos çdo javë çmime shkatërruese.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Bordi i Trasparences te transmetoje Live ne TV Mbledhjet, qe ben, ne se ja mban….‼️
Si nje sekt gjobvenes ky Bord i paligjshem pjelle e mbarsjes qeveri- oligarki, mbyllur dhe pa trasparence vendos çdo jave çmime shkaterruese, si gjoba te verteta mafiozesh.
Pse nuk i transmetojne live ne TV mbledhjet e Bordit.
Ti trasmetojne Live mbledhjet se edhe Bord trasparence edhe bunker informativ nuk rrine bashke.
Ti trasmetojne Live, qe te kuptojme se:
Nderkohe qe ky Bord vendos çmime kaq te larta skandaloze ne treg ka pika karburanti me cmim me te ulet se ky i Bordit te hajduteve.Keto pikat e vogla qenkan me te fuqishme qe ju del hesapi dhe pikave te medha qe shesin 100 fish me shume nuk ju dilka
Te dijme te gjithe se me cilin cmim eshte blere nafta te ciles Bordi i ve cmimin per qytetaret.
Te dijme se kur eshte blere nafta dhe me cfare vlere ishte ne ate dite,.
Te dijme se si eshte formula e perllogaritjes deri ne caktimin e cmimit qe paguan qytetari.