Rama në ‘vendin e krimit’, u flet strukturave si te përgjimet e ‘184’: Përmbushni objektivin

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve lokalë të PS në 61 Bashki të vendit, kryeministri Edi Rama u ndal këtë të shtunë në Peshkopi.

Ai shfrytëzoi këtë takim, për të lënë porositë për zgjedhjet e ardhme parlamentare, duke i kërkuar socialistëve që të përmbushin objektivin.

Sipas tij, në 25 prill, rezultati në këtë qark ishte i dobët, dhe vuri ultimatum, që në procesin e ardhshëm, të merren 3 mandatet e humbura.

Po ashtu Rama kërkoi rikonfirmimin e Muharrem Ramës, në krye të bashkisë Peshkopi.

Duket se përmbushja e objektivit në këtë është një prioritet për kryeministrin Rama.

Edhe në përgjimet e dosjes 184, të vjedhjes së votave në Dibër, Rama u la të njëjtën porosi vartësve të tij, të përmbushin objektivin, për të siguruar më shumë vota.

Ndërsa sa i takon drejtuesve të rinj vendor, shefi i qeverisë, kërkoi përfshirjen e të rinjve dhe barazi gjinore në këtë proces.

Përgjimet e Edi Ramës te dosja 184 kur kërkonte realizimin e objektivit

Arben Keshi: Po shefi!

Edi Rama: Hë mo, si duket?

Arben Keshi: Mirë, mirë, te pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Bazuar në pjesën që po na thonë komisionerët, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ee?

Arben Keshi: Po, po, them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po, deshën të më kapnin mua, ndodhi punë dy minutash, ndërsa unë u futa te  shtabi, sepse ata po më prisnin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Ça do të të bënin ty ata?

Arben Keshi: Po ja, ishin 50 vota. Për këtë pjesën e presionit. Ai Flamur Noka është legen.

Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamor Noka mor…

Arben Keshi: Jo mor, por…Djali sa doli, ata kujtuan se jam edhe unë në makinë. Ata e ndalën, ishin 50 vet. Problemi është se iku dhe nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë po hë, ç’i do sherret.

Edi Rama: Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin e?

Arben Keshi: Këtu te unë them se po. Mund të lëvizë më pak, ose më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke patur top ee?

Arben Keshi: Po, po i kam shumë të mirë.

Edi Rama: Ok, mirë vëllai.

Arben Keshi: Inshallah. Mirë, faleminderit!/Syri

Zjarr Tv Ad