Deputeti socialist dhe ish-kryeministri i majtë Pandeli Mo, ka reaguar pas disa shifrave që publikoi sot Ambasada e Rusisë në Tiranë. Ai e quan një akt të papërgjegjshëm dhe gangsterësh, njoftimin e selisë diplomatike që supozohet se ekziston për të ndërtuar marrëdhënie.
Referuar statistikave, siç shihet dhe në foton e mëposhtme, nga Shqipëria kanë shkuar në Ukrainë prej 24 shkurtit kur nisi dhe lufta, 150 “luftëtarë”. Nga këta, 42 raportohet se janë eleminuar, 40 janë deportuar dhe 68 të tjerë vazhdojnë të jenë akoma në Ukrainë
“Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. https://www.facebook.com/photo/?fbid=334098682229096&set=a.164645585841074
Ky është një akt i papërgjegjshëm nga një godinë që supozohet se ekziston për të ndërtuar mardhënie dhe jo akte gangsterësh. Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty, nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”, shkruan deputeti socialist Pandeli Majko.