“Isha nervoze, nuk dija si t’i bëja përshtypje”- Floriana Garo rrëfen takimin e parë me Berishën: Njerëzit e kanë keqkuptuar se ka hijen e rëndë, por…

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo, ka rrëfyer përmes një interviste të dhënë për emisionin ‘Fitstation’ në News 24, takimin e parë me ish-kryeministrin.

Garo zbuloi se gjatë takimit ka qenë nervoze pasi nuk dinte si t’i bënte përshtypje, si dhe shtoi se ka qenë Berisha ai që është përpjekur që biseda të ishte sa më e lirshme.

Sipas saj njerëzit e kanëkeqkuptuar ish-kryeministrin Berisha për shkak të hijes së rëndëm ndërkohë që ai është shumë i ngrohtë dhe i drejtëpërdrejtë.

“Ka qenë një takim mbresëlënës. Unë kam qenë nervoze dhe e emocionuar sepse nuk dija se si t’i bëja sa më shumë përshtypje. Jam përpjekur të jem vetvetja por sigurisht biseda nuk ka qenë aq e lirshme. Por ai është munduar që biseda të jetë sa e më e natyrshme, sepse ai i tillë është i drejtpërdrejtë. Shpesh herë është keqkuptuar duke shfaqur një hije më të rëndë për njerëzit, por po të shikosh më thellë zoti Berisha është shumë i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë”- u shpreh Garo.

Zjarr Tv Ad