Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend, ka reaguar pasi mazhoranca socialialiste rrëzoi kërkesën e deputetëve të tij për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike. Ai e ka quajtur procesin “një skemë korruptive”.
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, tha Alibeaj nga selia e Kuvendit.
Sot është mbajtur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve dhe PS nuk e ka pranuar kërkesën e përsëritur të PD. Edhe më herët, e njëjta kërkesë është rrëzuar nga mazhoranca socialiste.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozituar për herë të tretë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshimet për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo çfarë vihet re është se deputetja Ina Zhupa ka tërhequr firmën e saj që pas bashkimit me grupin e Sali Berishës, ndërkohë që në kërkesën e parë drejtuar Kuvendit ajo ishte një prej firmëtarëve.