Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një helikopter i Ushtrisë Shqiptare ka bërë ulje emergjente në fushën e stadiumit të Librazhdit. Dyshimet paraprake lidhen me një defekt teknik që mund të ketë pësuar helikopteri në ajër dhe është detyruar të ulet në stadiumin e ekipit të “Sopotit”.
Pilotët shihen rreth mjetit të Ushtrisë, duke kontrolluar diçka në bishtin e helikopterit. Banorët e zonës janë bërë kurioz dhe gjithashtu kanë shkuar brenda fushës, për të parë helikopterin.
Pritet që Ministria e Mbrojtjes të japë njoftim zyrtar për rastin.