Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, dy qeveritë nënshkruajnë marrëveshjen: Do bëjnë dhe rrugët e fshatrave pranë kufijve

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, ministrat e Energjisë dhe Infrastrukturës së dy vendeve prezantuan marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Sipas ministrave fondi për ndërtimin e linjës hekurudhore është 1 milionë e 980 mijë euro, ku Shqiperia do të mnulojë 51% të këtij financimi dhe pjesa tjetër nga Ministria e Mjedisit të Kosovës.

“Marrëveshja e bashkëfinancimit vjen në vijim të bashkëpunimit 2 palëshe mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Synon përcaktimin dhe ndarjen e kostove. Fondi i përcaktuar për të gjithë projektin është 1 milion e 980 mijë euro, kështu që Shqipëria do të mbulojë 51% të këtij financimi dhe pjesa tjetër nga Ministria e Mjedisit të Kosovës. Ky studim tejkalon një projekt infrastrukturor. I përket një projekti kombëtar të shumëpritur që ka të bëjë me ndërtimin e portit të Durrësit dhe integrimin e ndërtimit të hekurudhës në projektin e madh.

Kjo linjë hekurudhore është nisja e një korridori të ri duke qenë se një nga problematikat që kemi hasur është përjashtimi i Shqipërisë më shumë se ai i Kosovës nga korridoret qendrore të Europës duke dhënë mundësi që ky mjet transporti shumë efikas të kthehet në një nga më të rëndësishmit për qytetarët shqiptarë në dy anët e kufirit.

Është sfidë që të njihet si korridor”, thanë ministrat.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u firmos edhe marrëveshja për ndërtimin e përbashkët të rrugëve në fshatrat që ndodhen në anë të ndryshme të kufirit midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosoovës.

Në marrëveshje parashikohet e njëjta kompani të ndërtojë rrugët në të dyja kahet.

“Nuk kemi pasur asnjë hezitimit për komunikim të rregullt dhe një bindje që të gjitha këto marrëveshje do të realizohen shumë shpejt. Marrëveshja është e rëndësishme pasi bëhet fjalë për zona të thella malore, ku e kanë kufirin në mes. Kur është vendosur ky kufij Shqipëria është dashur të ndërtojë qytete të reja. Shumë prej këtyre fshatrave i kanë më afër përtej kufirit sesa qendrën ku duhet të shkojnë. Marrëveshja që lehtëson kalimin ndërkufitar është e ngjashme edhe me këtë. Na duhet një koordinim mes dy ministrive do të mundësoj që kompanitë ta realizojnë të dyja segmentet. Pra një kompani të realizojë të dyja anët e rrugës.

Në përmes kësaj marrëveshje do të ngremë një komunitet të përbashkët, i cili ka për qëllim rehabilitimin e rrugëve ndërmjet qyteteve. Të njëjtat kompani të ndërtojnë rrugët në të dyja kahët. Duhet të studiohen të dyja zonat dhe më pas të ndërmerren aksione të përbashkëta. Me ngritjen e komunitetit do të nisim menjëherë nga puna”, thanë ministrat.

Zjarr Tv Ad