Rrëzuan kërkesën e grupit të Alibeaj, Balla: Nuk ka prova për Komision Hetimor! Opozita po të dojë ka mjete të tjera

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka thënë se kërkesa e deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, nuk kishte prova dhe fakte që të justifikonin mosrrëzimin.

Ndërkohë, më herët Enkelejd Aliebaj ka dalë po nga selia ku foli Balla në Kuvend dhe e quajti vendimin e mazhorancës “një skemë korruptive”. Kjo është hera e tretë që kërkesa për Komisionin për Investimet Strategjike rrëzohet.

“Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar se kur ngrihen këto komisione. Në kërkesë mungojnë indiciet, faktet, apo grup faktet që justifikojnë ngritjen e një komisioni të tillë.

Unë kam bërë një sqarim të plotë lidhur me arsyet e rrëzimit të kësaj kërkese. Mendoj se opozita ka plot instrumenta të kontrollit parlamentar për të adresuar propozimet e veta. Në kërkesë nuk ka asnjë fakt dhe asnjë indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e një komisioni hetimor.

Janë tepër të qarta ato që ka përcaktuar Kushtetuta, e drejta e Kuvendit nuk është e pakufizuar. Duhet të përqaset me nevojën e identifikimit të fakteve konkrete. Të hetosh të gjitha kontrata dhe hapësirën e ligjin nuk është objekt i komisionit hetimor. Të enjten do të parashtroj të gjitha qasjet e grupi parlamentar”, u shpreh Taulant Balla, nga selia e Kuvendit.

Zjarr Tv Ad