Berisha nuk i ndahet Alibeajt, e sulmon sërish: Kemi të dhëna se…

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme në një deklaratë për mediat paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.

Gjithashtu ai sulmoi sërish kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se me pseudo opozitën po bëhen fasadë  Ramës në reformën territorial dhe reformën zgjedhore.

“PD denoncon përpjekjet e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me pseudo opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. E konsiderojmë këtë akt të Alibashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën.

PD do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj lidhur me këto reforma. Sa i përket komisionit për investimet strategjike nuk kam asgjë kundër, por zhvillimet janë shumë shqetësuese dhe do ti ndjekim. Ka të dhëna që synimet janë të kundërta me atë që presin qytetarët. Në rast se do të bëhet transparencë e vërtetë, do ta duartrokasim, por në rast se do të përdoren për të mbuluar afera më të mëdha siç është porti i Durrësit apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna paraprake do reagojmë në kohë”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad