E punësuar në MEPJ, jep DORËHEQJEN motra e Nuredin Dumanit: Jam në RREZIK për jetën!

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit ka dhënë dorëheqjen papritur ditën e sotme.  Ajo ishte e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në letrën e dorëheqjes ajo ka thënë se po i rrezikohet jeta me ekspozimin e vendit të saj të punës dhe fotove.

Lajmi vjen pak orë pasi, Ministria e Jashtme reagoi me një sqarim pas raportimeve se motra e Dumanit, ishte punësuar në këtë dikaster dhe ishte pajisur me certifikatë sigurie.

E reja ishte përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ si studente ekselente, emri i së cilës ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program, sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit.

Xhuljana Dumani: “Jap dorëheqjen e parevokueshme dhe të mejëhershme”.

Zjarr Tv Ad