Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri britanik Boris Johnson është shtruar me urgjencë në spital.
Mediet e huaja shkruajnë se Johnson iu nënshtrua një operacioni, ndërsa lajmi u bë më dije nga zyra e tij e shtypit.
Zëdhënësi Max Blain tha se kryeministri shkoi në një spital në Londër rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës për një procedurë rutinë, në lidhje me sinuset e tij.
Operacioni për sinuset e Johnson nuk ka lidhje me Covid që ai kaloi në vitin 2020. Ai bëri me dije se tashmë Johnson është kthyer në shtëpi dhe po pushon me rekomandimin e doktorëve.
58 vjeçari do të udhëtojë në një konferencë të Commonëealth në Ruanda këtë javë ku do të marrë pjesë në samitin e Grupit.