Avokati Gjokutaj: Nuk e nderpresim greven. Shkolla e Magjistraturës si cerdhe zogjsh te kapur.

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi në tryezën e organizuar nga PD ku u diskutua për problematikat e sistemit të drejtësisë, se Reforma e Drejtësisë që nisi u mendua për reformë, por përfundoi në metastazë.

Më tej Gjokutaj tha se drejtësia është në kolaps total.

Avokati Gjokutaj teksa mbështeti grevën e avokatëve të cilët kanë bojkotuar proceset gjyqësore pasi janë kundër hartës së re gjyqësore, tha se Shkolla e Magjistraturës është si një çerdhe.

“Reforma në drejtësi nuk përfshin vetëm gjykatë e prokurori, por të gjitha agjencitë ligjzbatuese.

Kjo është një pjesë e rëndësishme, ka militantë që kanë probleme bazike që nuk i jep dot drejtim punës, e jo më çështjeve.

Shkolla e Magjistraturët, një çerdhe që i ka kapur që zogj këta që kërkojmë ne nesër.

Ata që japin mësim në Magjistraturë janë të pa vetuar dhe këta prodhojnë gjyqtarë që do i nënshtrohen vettingut.

Greva duhet ndërprerë vetëm nëse pranohen kërkesat, minimumi të caktohet një datë, për të diskutuar, duhet kushtëzuar ndërprerja e grevës.”-tha Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad