Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, ishte dje në Tiranë ku zhvilloi një takim me homologun shqiptar Edi Rama. Pas një takimi në zyrën e Ramës, Marin u njoh me ambientet e Kryeministrisë dhe më pas të dy mbajtën një konferencë për mediat.
Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e djeshme disa foto nga vizita e homologes finlandeze në Tiranë dhe mes tyre “zbulohet” dhe dhurata simbolike që ai i i ka bërë Sanna Marin. Kryeministri shqiptar i ka dhuruar asaj librin e shkrimtares Lea Ypi, “Të Lirë”.
“Të Lirë” tregon historinë kur shkrimtarja Lea Ypi ishte në moshë vogël dhe Shqipëria ishte një nga postat e fundit staliniste në Evropë. Në dhjetor 1990, statujat e Stalinit dhe Enver Hoxhës u rrëzuan dhe jeta ndryshoi brenda natës për njerëzit, të cilët tani ishin në gjendje të votonin lirshëm, të vishnin atë që u pëlqente dhe të adhuronin si të dëshironin.
Por ndryshimi gjithashtu bëri që vendet e punës të zhdukeshin dhe skemat piramidale grabitqare çuan në falimentimin e vendit, duke rezultuar në konflikt të dhunshëm. Ndërsa sekretet e familjes së saj u zbuluan, Ypi e gjeti veten duke pyetur se çfarë do të thoshte në të vërtetë liria.