“Java Çame” në Kuvend, alarmohen mediat greke: Provokim i pabesueshëm, u bë me miratimin e qeverisë Rama…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat greke e kanë quajtur një provokim “Javën Çame” që u mbajt në Kuvend ditën e hënë.

“Protothema”, por dhe shumë mediat të tjera greke shkruajnë se mbajtja e “Javës Çame” në Kuvend është një proovokim I ahpur ndaj Greqisë.

“Provokim i pabesueshme ndaj Greqisë, brenda Kuvendit të Shqipërisë . Pasditen e së hënës u zhvillua një aktivitet kushtuar kujtimit të viktimave të “gjenocidit” të Çamërisë nga grekët. Aktiviteti u organizua nga partia ekstremiste dhe antigreke PDIU, e cila pretendon se përfaqëson qytetarët shqiptarë me origjinë çame, e cila promovon sistematikisht axhendën e Ankarasë në vend. Bashkëorganizatorë ishin fondacioni “Çamëria” Hasan Tahsini dhe shoqata çlirimtare “Çamëria”.

Ngjarja provokuese ka ndodhur me tolerancën e kryesisë së parlamentit dhe qeverisë Rama, e cila herë pas here “përkëdhelë” veshët e nacionalistëve për arsye votimi. Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet në mënyrë provokative: “Sot, 78-vjetori i gjenocidit të shqiptarëve të Çamëri nga grekët, 27 qershori u njoh nga parlamenti në vitin 1994 si ditë gjenocidi dhe kujtimi. Patriotë, veprimtarë e të tjerë. Me një demonstratë në parlament ku u theksua zgjidhja e çështjes së çamëve. Përpara një pankarte ku shkruhej “78 vjet gjenocid”, fëmijë të vegjël dhe të rinj recituan poezi çlirimtare për atdheun e “skllavëruar” duke kultivuar helenizmin. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Athina, për atë që në mënyrë provokative mori pjesë në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruajnë mediat greke.

Zjarr Tv Ad