Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot për mediat para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me BE.
Osmani tha se qytetarët kanë nevojë për një mesazh unik nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave Osmani u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret.
“Ne natyrisht shpresojmë por nuk dua të jap pritshmëri pasi kjo çështje nuk është në duart tona më.
Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave katër vite më parë… ne i jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të vendeve anëtare.
Tash është koha që shtetet anëtare të mbështesin këtë proces sepse është padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës”, tha presidentja.