“Shqiptarët do ngrihen më 7 korrik”, Sali Berisha flet për protestën, zbulon dhe “planin” me Metën: Ai dhe LSI janë të mirëpritur!

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur sot se qëllimi i protestës së thirrur nga ai më 7 korrik, do të jetë për të ngritur shqiptarët kundër atij që ai e quajti regjim të Edi Ramës. Sipas kryetarit të PD-së së Rithemeluar, opozita do drejtohet nga një front opozitar.

“Le t’i japim me datën 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit. Të dëshmojmë bashkërisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor. Qëllimi i protestës është të ngrejë qytetarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor. Çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, e konstaton këtë”, u shpreh Berisha.

I pyetur për mënyrën e drejtimit të opozitës, pasi tha se dhe Meta ishte ën ditët e fundit të detyrës në Presidencë, kryetari i PD tha: Ideja ime është një front opozitar me një udhëheqje kolektive. Natyrisht rol qëndror ka PD, por udhëheqja në front do të jetë kolektive. Kontributi i çdo force dhe faktori tjetër, është i mirëpritur dhe ne jemi të hapur. Edi Rama duhet të përballet me frontin shpëtimin e Shqipërisë.

Ish-kryeministri tregoi se ka biseduar disa herë me presidentin Meta dhe sapo ai të përfundojë zyrtarisht detyrën, do të jetë i mirëpritur bashkë me LSI-në.

“Kemi pasur…disa herë jemi takuar me presidentin Meta. Ai i mbyll këto javë detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe i LSI, në opizitarizmin kundër Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike që besojnë se ku regjim është armiqësor kundër Ramës”, shtoi Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad