Shumë e quajnë arrogant, njihuni me sportistin britanik që ka dhuruar 7% të pasurisë për bamirësi

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë sportistë në mbarë botën japin donacione për bamirësi, ose marrin pjesë në evente që nëpërmjet imazhit të tyre gjenerohen të ardhura për kauza humane.

Piloti britanik Leëis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, është një person mjaft i ndjeshëm për çështjet jashtë këtij sporti. E përditshmja britanike “The Sun” e ka cilësuar pilotin e Mercedes si “Sportistin më Bujar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Charities Aid Foundation”, Hamilton ka dhuruar deri më tani 23 milionë euro (20 milionë stërlina) vetëm në muajt e fundit. Ai ka krijuar shpesh programe që synojnë të ndihmojnë të rinjtë me ngjyrë, madje duke i afruar në botën e automobilizmit.

Hamilton ka një pasuri që e kalon shumë e 300 milionë stërlinave, çka do të thotë që ai ka dhënë në bamirësi rreth 7% të të ardhurave. Në vendin e dytë të sportistëve me bujar në Mbretërinë e Bashkuar renditet Mohamed Salah.

Zjarr Tv Ad