Rama në Austri, pas kancelarit takohet me Hasijen: Je më ylli nga të gjitha

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri ku është takuar me kancelarin Karl Nehammer. Sapo ka mbaruar takimin atje, Rama është përshëndetur në shqip nga një zonjë shqiptare e Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë kryeministri ka nxjerr celularin dhe ka nisur të bëjë një “video-selfie” me të. Zonja me emrin Hasije përshëndeti dhe vetë nga celulari i Ramës dhe tha se ishte shumë e lumtur që ishte takuar me kryeministrin shqiptar.

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip. Kur e pyeti gazetari je nga Shqipëria apo nga Kosova. Tha jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se ne jemi shqiptarë gjithandej. Hasije përshëndeti pak shqiptarët tashti.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve. Jam shumë e lumtur që e takova kryetarin që për herë të parë në jetën time. Më 58 vjet e takoj dhe jam shumë shumë krenare që e vetmja shqiptare në Austri që jam takuar me kryetarin.

Edi Rama: Ka dhe shqiptare të tjera që janë takuar me mua

Hasije: Jo unë jam (qesh)

Edi Rama: Po nga këto të Maqedonisë së Veriut, ti je më ylli nga të gjitha Hasije. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, në Kosovë, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, nga Hasija dhe nga unë.

Zjarr Tv Ad