‘Më kërkuan të lejoja të ishte kirurg i parë një mjek që linte për të dëshiruar’, Edvin Prifti zbulon prapaskenat e sulmeve ndaj tij

0
764
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kardikirurgu Edvin Prifti, i cili ende është i pezulluar nga ushtrimi i detyrës, për shkak të vendimeve të dhënë nga Gjykata e Posaçme dhe ajo e Apelit, duket se për herë të parë ka zbuluar arsyet e Akuzave ndaj tij.

Lidhen me emrin e një mjeku në ambientet e QSUT-së, për të cilin i është kërkuar që ta lejonte të bënte ndërhyrje, në mënyrë që të mund të ngjiste shkallët e karrierës. Prifti i cili ka mbajtur dhe detyrën e shefit të kardiokirurgjisë në QSUT, shprehet se ai nuk mund të pranonte që kjo sakrificë të ndodhte në kurriz të jetës dhe shëndetit të pacientëve.

Mjeti përplaset me bordurën në Maliq, shoferi në gjendje të rëndë për jetën, u nxor nga zjarrfikësit

Ua premtojnë çdo palë zgjedhje, banorët e Uznovës 30 vite me shtëpi, por pa dokumente

Kardiokirurgu heq paralelizma të rastit të tij, me përndjekjen e një mjeku në kohën e diktaturës, ndërkohë që kjo është hera e parë që ai flet hapur mbi sulmet, pas më shumë se një viti betejë me drejtësinë.

Postimi i Priftit:

HISTORI TE NGJASHME DHE PSE AFER NJE SHEKULL.ME.VONE

Me kishte shpetuar ky dokumentar te cilin e gjeni me poshte per viganet e mjeksise shqiptare dr Ali Spahiu dhe dr Fadil Spahija. Emrat e tyre pak permenden sot por kjo eshte semundja e pergjithshme e ketij kombi e cila ka te beje me amnezine ose harresen dhe mungesen e memories. Kalvari i jetes se tyre ishte i jashtezakonshem me burgje dhe internime dhe nderkohe ishin dy yjet e mjeksise shqiptare te kohes.

E gjitha filloi pasi ne vend te dr. Ali Spahise duhet te punesohej nipi i Byrose Politike i cili nuk dinte ABC e mjeksise dhe dr. Fadil Spahija e pershkruan kete ne formen e nje anekdote ne intervisten e tij. Pa dashur aspak te krahasoj veten me keta titane te mendimit dhe profesionit, 70 vjet me pas, ne detyren time si shef i kardiokirurgjise ne QSUT, pasi me sakrifica dhe pune te perkushtuar ne beme te mundur qe mijerat e shqiptareve qe kishin te vetmen zgjidhje te shkonin ne Turqi per tu operuar nga zemra, te operoheshin ne Tirane.

Edhe mua me kerkohet me insistim dhe direktive qe nje mjek i ri me mesatare qe linte per te desheruar, nga ata te fisit revolucionar kusheriro-tribal te sistemit te drejtesise, packa aftesive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirebesuar jeten.

Me gjithe deshiren per ti dhene edhe atij mundesine si te gjithe stafit tim pergjigja ime ishte jo pasi procesi kerkon trejnim, pergjegjesi dhe sakrifica, dhe konseguenca per mua ishte e ngjashme me ate te mjekeve te medhenj. Mbase pa dashje bene qe te krahasohej jeta ime me te tyren! Eshte e dukshme se sa perpara ka bere kjo shoqeria jone?!

Perpara se nje intelektual te vritet ai duhet te lincohet, pergojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intriges qe ajo te duket e vertete, duhet qe intelektuali te simbolizoje heretikun qe me pas te digjet ne flaket.qe turma pa memorie ia “dhuron” ne sherbim te shelbimit te tij (prof. ALESSANDRO ORSINI)

Zjarr Tv Ad