“Rrugët e florinjta”, Salianji: 9 tendera dhe qindra milionë euro për aksin Kardhiq-Delvinë, drejtësia të hetojë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti, Ervin Salianji ka postuar një status në rrjetin e tij social “facebook”ku ka shkruar nëlidhje me abuzimet që janë bërë në rrugën “Kardhiq-Delvinë”, ku sipas tij fondet shtetërore janë shpërdoruar totalisht.

“Rruga, përveç vonesave disa vjeçare nxjerr në pah dhe abuzimet marramëndese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë”- shkruan Salianji. Mes të tjerash Salianji ka kërkuar që të hetohet ky aks rrugor për të cilin janëzhvilluar 9 tendera dhe janë shpenzuar qindra milionë euro.

Postimi i Plotë nga Salianji:

Rrugët e florinjta të qeverisë janë kthyer në autostrada abuzimesh dhe shpërdorimesh për llogari të qeveritarëve dhe oligarkëve afër tyre!

Investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë përveç vonesave disavjeçare nxjerr në pah dhe abuzimet marramëndese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë.

Drejtësia ka detyrën historike të hetojë më së pari abuzimet e mëdha që shterojnë buxhetin, ngarkojnë qytetarët me taksa shtesë dhe pamundësojnë jetesën në Shqipëri! Hetimi i shpejtë i denoncimeve miliona euroshe dhe nxjerrja para përgjegjësisë penale të abuzuesve është emergjente në kushtet kur përditshëm po denoncohen afera të mëdha korruptive!

Zjarr Tv Ad