Edi Rama, kllouni me pushtet i një vendi të vogël

0
880
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Jeta DEDJA

Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që mbeti në dorë të një anadollaku i cili e përdor gjuhën vetëm për të bullizuar e dëmtuar Shqipërinë?!

Ky njeri me titull kryeministër jeton brenda një realiteti imagjinar ku vetja është qendra e gjithçkaje, si rrjedhojë ai i jep të drejtën asaj të flasë përçart në shqip e anglisht.

Kur flet shqip gjen një tufë hallexhinjsh që i qeshin, por kur flet anglisht një tufë tjetër njerëzish vetëm e përqeshin.

Në një status të shkurtër që kish publikuar në anglisht vërehet sa i cekët është në diplomaci. Çfarë përmbajtje të varfër në komunikime të niveleve të larta!

O Endri Fuga, thuaji shefit se batutat dhe përgjigjet e tij janë bajate, aspak inteligjente, trashanike. I ka ikur koha ore! S’bën më, ka mbaruar, ka marrë fund. Gazi i botës është ky klloun me pushtet i një vendi të vogël.

Nëpër botë e në Shqipëri ka plot shqiptarë që të impresionojnë me inteligjencën, taktin në komunikim, politesën, etikën, operimin perfekt me disa gjuhë të huaja.

Ne vemi e vëmë në krye këtë tipin me filtra mendorë të skaduar dhe kaq të prapambetur në mendësi. I ka mbetur ora të shkretit tek mendimi i tij i brendshëm se është trendy, i adhurueshëm, dhe nuk ka shanse që të besojë të kundërtën. Prandaj po nuk e hoqëm nga aty ku është vetëm dëme do sjellë ky mjerani politik.

Zjarr Tv Ad