Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një tjetër skandal të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Bëhet fjalë për Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’.
“Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur! Moto e Lali Vjedhësit!
Pallati i Sportit “Farie Hoti” rrënohet sërish pas rindërtimit! Hajna si këta nuk ka toka!” shkruan Berisha.
“Para 5 muajve, Erion Betoni inauguroi rikonstruktimin e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, nga ku tha se “Me punë arrihet gjithçka, e ky është vetëm fillimi”.
Ndiqni këto pamje për të kuptuar punën e Erion Betonit, Lali Vjedhësit dhe moton e tij: Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur.
Ky është fillimi i serialit të vjedhjeve me rikonstruktim të vazhdueshëm. Vjedhje! Turp!
Ai si ç’ka thënë edhe vetë SPAK-un e ka në xhep!,” vijon më tej Berisha.