Qeveria do t’iu kompesojë rritjen e çmimeve ndërtuesve, Duma ngre pyetjen: Po kur çmimet ulen, shkoni ua merrni paratë? (Lista e përfituesve ‘sekret’)

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka pasur debate në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku është diskutuar në lidhje me aktin normativ të qeverisë, për të kompesuar rritjen e çmimeve ndaj kompanive që merren me ndërtimin.

Në aktin normativ të qeverisë thuhet se shumë projekte publike, janë pezulluar, për shkak se kostoja e zbatimit të kontratës, i tejkalon pritshmëritë e marrëveshjes. Ky akt normativ u kundërshtua nga deputetja demokrate Grida Duma, e cila tha se marzhi i fitimit është çështje e kompanive, pasi në rastet kur çmimet ulen, ata nuk kthejnë para pas.

Shumë më lirë se në Shqipëri, qeveria e Kosovës cakton çmimin maksimal të karburanteve, ja sa do shiten nafra dhe benzina

“Amnistia fiskale krijon mundësi për konkurrencë të pandershme”, Enio Jaço: Nëse ligji aprovohet nga ndërkombëtarët ne e mbështesim

“Kam disa pyetje që vijnë në parim, dhe më pas zbresin te zërat. Keni zgjedhur që të përdorni paratë e buxhetit, për të kompesuar kompanitë e mëdha, që po merren me procesin e rindërtimit. Duam të dijmë listën e kompanive që përfitojnë, dhe ku bazohet që me VKM, këtyre kompanive tiu kompesohet një pjesë e kostove.

Së dyti ju thoni që janë rritur çmimet, materialet bazë, që kanë vonuar punimet, ju keni një rast Kardhiq Delvinë, që ka nisur me 50 milionë euro, dhe ka shkuar 105. Janë kompani që marrin 99.9% të fondit limit, dhe janë sërish kompani që kërkojnë kompesim nga shteti. Ne zgjedhim që të mos i rishpërndajmë paratë te shqiptarët, por te këto kompani, si Gjoka apo Salillari e të tjerë si këta.

Pyetja e drejtpërdrejtë që kam, është se kur janë ulur çmimet, a ka shkuar shteti dhe i ka thënë që më sill mbrapsht, paratë, për shkak se ke firmosur një kontratë, ku është dhe marzhi i rriskut. Shteti nuk shkon që ti thojë më jep parayë mbrapsht, kur çmimet ulen, këta peshqit e mëdhenj duhet të çohen përpara drejtësisë në rast se i vonojnë punimet.

Si ka mundësi që bëhet një lëvizje, me prapaveprim, që do të prekë edhe më parë, dhe do avantazhojë disa. Shteti ka marrë ndonjëherë më shumë fitim ngë këta, ka shkuar që ti thojë meqë u ulën çmimet do të marrim më shumë para nga ju?”, ishte pyetja e Dumës. Zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se kompesimi i kompanive do të bëhet për zërat e produkteve, në varësi të kontratave dhe faturave të blerjes së tyre.

“Të gjitha efektet e këtij akti normativ nisin nga 18 Maji, dhe në vazhdim. Nuk kemi listë të kompanive përfituese, por vetëm të mallrave që blihen, për të gjitha kontratat publike, që ndërmerren nga institucionet. Në rastin e çmimit të hekurit, kompanitë do të marrin kompesim deri në 30% të vlerës që është parashikuar në kontratë, edhe pse hekuri është rritur me disa herëë’, tha zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja.

Zjarr Tv Ad