Kryetar i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ndodhet në Rumani.
Balla në Bukuresht ka zhvilluar një takim me kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu dhe Presidentin e Senatit Florin Cîțu.
Balla shkuan se Rumania si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Bukuresht Parlamenti i Rumanisë .Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu dhe Presidentin e Senatit Florin Cîțu. Më pas edhe përshëndetja në Sallën Plenare të Senatit të Rumanisë. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor” shkruan Balla në postimin e tij.