Pezullimi dhe arrestimi i drejtuesve të policisë për eleminimin e Pjerin Xhuvanit, reagon Basha: Kërkon ‘kokën’ e…

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me urdhër ndalimet e prokurorisë për zyrtarët e Policisë, që tentuan të fshihnin provat për  eleminimin e Pjerin Xhuvanit dy ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit në Elbasan.

Basha shkruan se para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë Ardi Veliu dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.

Basha denoncon në postimin e tij se policia u bë njësh me krimin në Elbasan dhe jo vetëm, në mënyrë që të siguronte vota për Ramën, dhe mbajtjen e qeverisë së tij në pushtet.

Basha:

Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.

Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në eleminim.

Zjarr Tv Ad